MC Networking

Blushi ndan videon: Skenari për eliminimin fizik të Metës dështoi, gjithçka me urdhër nga lart

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se skenari kriminal destabilizues për eliminimin fizik të Presidentit Ilir Meta dështoi.

Duke ndarë videon e arrestimit në rrjetet sociale, Blushi thotë se skuadra terroriste që mori pjesë në rrëmbimin dhe dhunimin fizik të tij do të ndëshkohet pa mëshirë pavarësisht maskave në surrat.

Sipas tij, me reagimin e ministrit të Brendshëm dhe mbrojtjes që i bëri efektivëve të përfshirë në operacion, tregon se gjithçka ka qenë e urdhëruar nga lart.

Dhuna e ushtruar, siç provon qartë kjo video, nuk do të tolerohet dhe kurrë nuk do të amnistohet!

Partia e Lirisë është duke mbledhur informacion për emrat e të gjithëve terroristëve që nga dje e kanë personale me çdo shqiptar të ndershëm dhe patriot.

Me reagimin e sotëm provokues të zarit ordiner të Edi Ramës në krye të Narkoministrisë së Brendshme dhe avokatisë që i bëri skuadriljes terroriste është e qartë se gjithçka ka qenë e urdhëruar nga lart.

Askush nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit sipas përgjegjësive që ka patur në këtë akt terrorist!

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top