MC Networking

“Martin Camaj, përndjekja dhe liria’/ Vera Camaj, mbesa e albanologut sjell fakte përmes botimit të librit për xhaxhain e saj

Vera Camaj, mbesa e poetit, akademikut dhe albanologut Martin Camaj, vjen me botimin e librit më të ri me fakte dhe argumente rreth përndjekjes nga regjimi komunist ndaj xhaxhait të saj.

Në librin “Martin Camaj, përndjekja dhe liria’, Vera për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, thotë se ka sjellë vetëm faktet dhe dëshmitë nga Autoriteti i Dosjeve të nxjerra nga dosja për xhaxhain, të padëgjuara këto më herët.

Vera Camaj, thotë se krahas kënaqësisë për ta botuar librin, nuk kanë munguar edhe kërcënimet për ndaluar botimin e tij.

Për këtë libër më është dashur sfidë për ta bërë sepse dolën ca njerëz dhe folën se nuk janë të vërteta gjërat për xhaxhain tim.

I falënderoj shumë analistët, gazetarë, studiues, që më dhanë kurajën dhe ja dola ta botojë. Bëra fillimisht një kërkesë të Autoriteti i Dosjeve dhe pasi më bën ca pyetje, ua dhashë shpjegimet, dhe mora dosjen për Martinin.

Kur ma kanë dhënë disk, nuk u ndjeva mirë se më duhej ta konvertoja, si ta lexoja, mora lek borxh e risolla në libër, kam ndejtur 24 orë mbyllur, pa ja hap derën askujt derisa më kanë pikuar sytë gjak, derisa kam lexuar këtë dosjen.

Aty kam lexuar dhe kam përjetuar tmerrin dhe përndjekjen makabër që ka përjetuar xhaxhi im, idiotësi e shqiptarëve, si e kanë rrëmbyer, si i kanë bërë planet, kur ta marrin, si ta torturojnë, arsyeja nuk e di akoma pse.

Përndjekja shumë e rendë nuk e kam nevojë me fol, i flet libri të gjitha, i kam botuar aty, nuk kam pas nevojë të ndërhyj aty.

Emrat i kam nxjerrë nga dosja, i kam marrë të argumentuarat në shtet me fakte nga dosja.

Ja njeriu më i lumtur në botë që kam arritur të botojë atë libër, kjo ka qenë pika e dobët e imja.

Edhe pse kam pas shantazhe dhe kërcënime nga njerëz të panjohur që të mos e botoja librin.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top