MC Networking

Dermatologia Hoxhallari shpjegon mënyrën e përkujdesjes së lëkurës gjatë shtatzënisë

Një nga periudhat më të bukura në jetën e një femre është ajo e pritjes së ëmbël.

Ndryshimet hormonale që prekin gjithë organizmin gjatë shtatzënisë, lënë shenjën e tyre dhe në lëkurë.

Mjekja dermatologe Gloria Hoxhallari, sqaron për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, shpjegon ndryshimet në lëkurë të cilat vijnë nga ndryshimet hormonale në këtë periudhë.

Ajo veçon strijat dhe hipepigmentimet, si ndryshime më të shpeshta që ndodhin në shtatzëni.

Periudha e shtatzënisë është një ndryshim si hormonal, metabolik, imunologjik, dhe ne gjatë shtatzënisë mendojmë se mund të rrisin në peshë dhe mund të kemi strija por ka shumë ndryshime të tjera. Psh, janë hiperpigmentimi, melazma, ndodh në 50% të grave në shtatzëni,

Ndodh në pjesën e fytyrës, te faqet, te balli, por mund të ndodh edhe shpatullat, te parakrahët. Këto i shkakton rritja e estrogjenit dhe progesteronit kemi këtë lojën hormonale që shkakton rritjen e pigmentimit. Është edhe një lina nigra që krijohet në zonën e abdomenit, duket si një vije e hiperpigmentuar, mund të kesh hiperpigmentim edhe te sqetullat, te ijat.

Ka gjëra që ne mund të përdorim për hiperpigmentimin dhe një nga gjërat që është e shëndetshëm është vitamina C, acidi tranesknamik, acidi kojik, janë të gjithë ingridientë, se zakonisht kremrat që luftojnë hiperpigmenimin kanë shumë përbërës .

Dermatologia numëron medikamentet që nuk duhet përdorur në lëkurën e një shtatzëne.

Zakonisht kur një grua merr vesh që është shtatzënë interesohet për kremrat që duhet dhe nuk duhet përdorur.

Gjërat që nuk mund të përdoren në shtatzëni janë miniksidili që përdoren për rritjen e flokëve, hidrokinoni që shërben për trajtimin e pigmentimit dhe retiniodet, retinoli që janë për antirrudhë.

Këto mund të kenë defekte në lindje.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top