MC Networking

Moti sot/ Kthjellime dhe vranësira të lehta

Gjatë ditës së sotme moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare ndërsa vranësirat më të theksuara paraqiten në zonat përgjatë shtrirjes lindore.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira disi më të shpeshta në një pjesë të mirë të territorit, megjithatë mundësia për reshje është zero.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera minimale deri në 28°C maksimalja në rang territori.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top