MC Networking

Arrestimi i Metës, Nesho: Drejtësia shqiptare me dy standarde, në funksion të politikës

Agim Nesho, në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për arrestimin e Ilir Metës dhe SPAK-un.

Ai tha se arrestimi i Metës sot tregoi dhe njëherë se drejtësia është me dy standarde dhe e kapur. Sipas tij drejtësia shqiptare është në funksionon të politikës dhe kërkon ti shesë këto si fitore të mëdha.

Arrestimi i Ilir Metës sot tregon se në Shqipëri ekziston një regjim, një drejtësi e kapur që ka dy standarde në lidhje me arrestimet dhe e treta është se po i rikthehemi gjërave të para kur vjedhjet e PPP, dhe nuk vepron asnjë institucion i drejtësisë.

Po shohim një drejtësi të njëanshme që mban Berishën në arrest pa prova, kemi parë spektakle të arrestimeve ne masë si me dhëndrin e Berishës para dy vitesh dhe sot me Metën. Mendoj se shfaqje të tilla tregojnë se drejtësia shqiptare është në funksion të politikës dhe kërkon ti shesë këto si fitore të mëdha.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top