MC Networking

Tela: Arrestimet e Berishës dhe Metës kanë dëmtuar opozitën para zgjedhjeve

Gazetari Andi Tela në emisionin ‘Të Paekspozarit’ në MCN TV teksa ka komentuar arrestimin e sotëm të Ilir Metës u shpreh se dyshimet të cojnë që mendosh se ky veprim erdhi pikërisht sot për të shuar debatin mbi dosjen e deputetit Çyrbja.

Ai tha se nga pikëpamja politike me arrestimin e Berishës dhe Metës opozita është më e dëmtuar para zgjedhjeve, teksa theksoi se duhet pritur nëse SPAK do kthehet nga ministra të maxhorancës.

Pas Mediut, Berishës kemi nga sot dhe Ilir Metën të arrestuar, pra janë tre kryetarë opozite të arrestuar apo proces penal. Nga ana tjetër kemi disa ministra të qeverisë të arrestuar por pasi kshin lënë postet. Në një pikëpamje duket se ka dëme më të madh për opozitën përpara zgjedhjeve.

Në gjithë ditën e sotme kam dëgjuar opinionin që është arrestuar dhe Çyrbja dhe si reagim i tij ka ndodhur arrestimi i Metës, pra ajo skema se do shuhet debati i paneleve për dosjen e Çyrbjas për tu marrë me dosjen e Metës. Po sikur SPAK i cili është krijuar, mandatuar nga amerikanët të ketë marrë ok nga ata për të bërë sot arrestimin e Metës, Berisha është i arrestuar, Meta po ashtu, pra nga opozita s’ka më.

A do ketë tani SPAK mundësi të merret me arrestimin e ministrave përpara zgjedhjeve. Nëse amerikanët duan që SPAK të konsiderohet si një institucion i pavarur në drejtësi duhet të shohin dhe këtë anën tjetër.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top