MC Networking

"Dyshimet për ryshfet nga CEZ-DIA"/ Lala shpjegon hetimin që çuan Metën në pranga

Klodiana Lala e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka dhënë detaje nga hetimet e SPAKJ që çuan në arrestimin e Metës, ku shpjegoi se një nga momentet e hetimit është dyshimi se Ilir Meta favorizoi kompaninë DIA të Kastriot Ismailaj duke ndikuar te CEZ që të bënte marrëveshje me kompaninë e Ismailajt për mbledhjen e borxheve dhe më pas dyshohet se ka marrë ryshfet.

SPAK ka ngritur tre akuza, korrupsion të funksionarëve të lartë shtetërore, e dyta pastrimi i produkteve të veprës penale dhe fshehje e pasurisë. Njëra nga akuzat ka të bëjë me CEZ-DIA, ku ka patur edhe një biznesmen të dënuar, Kastriot Ismailaj. Pasi u kryen disa veprime, Romeo Kara, iu drejtua prokurorisë për krime të rënda, dosja u regjistrua dhe pastaj u trashëgua në SPAK.

SPAK ngre dyshime se ish presidenti, në atë kohë ish ministër i energjitikës, ka njohur biznesmenin Kastriot Ismailaj dhe ka ndihmuar të lidhë kontrata për mbledhjen e borxheve. Kompania CEZ lidhi kontratë me DIA për të mbledhur borxhet e prapambetura.

Sipas SPAK ka dyshime që Meta për shkak të lidhjeve që ka patur me Kastriot Ismailaj ka ndërmjetësuar kontaktet mes CEZ dhe Kastriot Ismailaj. Përdoret dëshmia e Jozef Hajsek dhe përgjimet e kryera nga ish ministri Dritan Prifti.

Për të vërtetuar lidhjen me Ismailaj dhe Metës, në muajt prill-gusht 2010, Meta dhe Ismailaj kanë patur 115 telefonata ose mesazhe. Pretendohet se Meta ka përfituar ryshfet nga ana e biznesmenit, prandaj është vepra penale e korrupsionit. Zoti Meta pretendon se nuk ka lidhje, e njeh Ismailajn por nuk ka patur asnjë rol.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top