MC Networking

Jakaj: Po punohet për të dhënë me koncesion gjithë QSUT, degradimi i sistemit është i qëllimshëm (VIDEO)

Ish-drejtori i ISHP-së, Besnik Jakaj, thotë se sistemi shëndetësor në vend është në ditën e tij më të zezë. Sipas tij, ka një plan për të dhënë me koncesion të gjithë QSUT. Kjo sipas tij shpjegon edhe lënien pasdore të vetë sistemit.

Po përgatitet një plan ogurzi për të dhënë me koncesion të gjithë QSUT. Termat e referencës po bëhen për t’ia dhënë njërit nga oligarkët. Degradimi i sistemit nuk është i paqëllimshëm. Është për t’u shërbyer disa oligarkëve të tjerë shëndetësorë. Edhe te Komisioni i Shëndetësisë i opozitës dy koncesione përmenden, i treti jo. Çmimet e ndërhyrjeve vendosen sipas qejfit. Ekspertë dhe mjekë më kanë thënë që ka një alarm të madh sepse po e japin me koncesion.

Jakaj u ndal te koncesioni i laboratorëve.

Sistemi është në gjendjen më të zezë të historisë. Ne kemi zero lekë në QSUT për gradat shkencore. Për t’u ndalur më pas te laboratorët e dhënë me koncesion. Jo pak por 80 laboratorë. Studentët e mjekësisë që javën e parë të fakultetit azhornohen me QSUT. Unë jam klinicist, mjek nefrolog dhe kam drejtuar disa sektorë. Nuk ka ndodhur qëkur është themeluar QSUT të mos bëhen analizat që kërkon mjeku. Sot më datën 15 të muajit e në vazhdon ndërpriten analizat dhe bëhen vetëm ato me fashë të kuqe, për emergjencat. Sigurisht që ata mjekë që heshtin dhe bëjnë kompromis...

Lidhur me skandalin në Spitalin Onkologjik, Jakaj tha se reagimi ka qenë i dobët.

Reagimi i elitës është shumë i dobët. Kanë dalë disa përgjime sipas të cilave mjeku pranon t’i nënshtrohet patronazhistit në spitale. Mjeku thotë në përgjime: Mos i tregoni pacientit që nuk ka doza për kimioterapinë. Pra, ky mjek bën një krim.  

Kaq të mëdha janë problemet. U dogj urgjenca e QSUT dhe dalin drejtuesit e shëndetësisë dhe thuhet “e kemi menaxhuar në mënyrë të përkryer”.

Ilir Beqja është shkatërruesi i plotë i sistemit të shëndetësisë dhe në mënyrë të veçantë i farmaceutikës. Ai i jep check up kompanisë së duhanit, Vilma Nushit. Kjo pa asnjë lidhje me sistemin shëndetësor.

Ky sistem është degraduar dhe e pamë me Covid. Humbën jetën mijëra qytetarë.

KREDO
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top