MC Networking

Ligji për lojërat e fatit, Shyti: Çdo vonesë është alibi për të vazhduar paligjshmëria (VIDEO)

Fillimi i tetorit shënon përfundimin e afatit për hartimin e akteve nënligjore që bëjnë efektiv ligjin e ri për lojërat e fatit.

Në studion e MCN Informacion, Artan Shyti, ish-zv. ministër i Sporteve, tha se vonesa në hartimin e tyre i lë terren aktivitetit të paligjshëm.

Asnjë nuk po e merr vesh çfarë po ndodh me bastet. Është miratuar ligji, priten aktet nënligjore. Bastet janë të ligjshme, por ende të parealizueshme. I gjithë ky aktivitet i paligjshëm është futur në ligjshmëri. Plot njerëz do të punësohen.

Çfarë ndodh në botën e paligjshme, ne nuk e dimë. Si çdo gjë që bëhet në paligjshmëri, nuk mund të thuash se kjo ka ndikim. Nuk dua të aludoj asgjë për zyrat që duke punuar për këtë aktivitet, vonesat ia atribuojnë kësaj.  

Ne e kemi thënë edhe kur u bë ligji. Duhet një shtrat ligjor që të jetë i përshtatshëm që paligjshmëri atë kthehet në ligjshmëri. Çdo vonesë është alibi për të vazhduar paligjshmëria. Kjo situatë ndihmon. Kjo tregon paaftësinë që kanë marrë përsipër ta bëjnë këtë gjë dhe nuk po e çojnë në fund. Jemi në limitet e afatit 6-mujor që ligji ka përcaktuar. Disa akte duhej të ishin përfunduar. Nuk bën mirë kjo vonesë për të gjithë ata që kanë pritur që ky aktivitet të hyjë në shinat e ligjshmërisë. Nuk dua atë besoj që në këtë zvarritje ka ndikim. Unë besoj se ndryshimet dhe lëvizjet që janë ndodhur mund të kenë sjellë ngërçe. Unë nuk aludoj dot për arsye të tjera.  

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top