MC Networking

Gjinishi: Jemi në prag të një lufte shumë të madhe

Ermir Gjinishi, pedagog në Institutin e Studimeve Evropiane (ISE), tha në emisionin “Zonë e Lirë” në MCN TV se jemi në prag të një lufte shumë të madhe, rajonale, në Lindjen e Mesme.

Gjinishi u shpreh se fronti i luftës në Liban është më afër se kurrë drejt hapjes.

Ai vë në dukje se Netanjahu është në një moment shumë të vështirë, dhe s’ka rrugë tjetër veç shtimit të luftës.

Fronti në Liban është më afër se kurrë drejt hapjes. Madje janë mbyllur përfundimisht të gjitha korridoret diplomatike. Izraeli ka të pushtuar Jugun e Libanit, janë zona të pushtuara. Izraeli që nga themelimi gjithmonë ka qenë në konflikt. Kemi ringjalljen e religjiozeve në Tel Aviv. Netanjahu është në një moment shumë të vështirë. Kishte konflikt me ministrin e Mbrojtjes, që ishte kundër zgjerimit të luftës. Pas një vite lufte ne Gaza s’ka arritur asnjë nga objektivat. Netanjahu s’ka rrugë tjetër veç ta shtojë dhe ta hapi, edhe për të shpëtuar veten e tij. Konflikti ka filluar me Libanin. Kemi dy lëvizje të mëdha në Perëndim, rezolutën e OKB që i kërkon Izraelit tërheqjen e të gjitha trupave nga territoret palestineze brenda një viti. Kemi një urdhër arresti për Netanjahun. E treta kemi një aleancë të Turqisë, Sirisë dhe Egjiptit. Jemi në prag të një lufte shumë të madhe, do jetë një Proxy shumë i madh. Do ketë luftë rajonale”.

Gjinishi mendon se “me hapjen e frontit të Libanit, Izraeli ka hapur dyert e ferrit të vet”.

KREDO
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top