MC Networking

Shpërthimet/ Kulla: U përdor inteligjenca artificiale. Me një goditje u neutralizua 10 për qind e trupave të Hezbollahut

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla dha në emisionin “Zonë e Lirë” detaje nga vrasja e komandantit të njësive operative të Hezbollahut Ibrahim Akil.

Kulla tha që sulmi u bë me raketë, ndërkohë që Ibrahim Akil ndodhej në një mbledhje. Ai shtoi po ashtu se plani për neutralizimin e ndërlidhjes së Hezbollahut është planifikuar prej dy vitesh. 

Ibrahim Akil ishte në listën e atyre që herët ose vonë do vritej. Ka qenë komandant i njësive operative të Hezbollahut. Edhe sot kanë qenë në një mbledhje. Izraeli e mori vesh dhe çoi avonët në ajër, i çoi raketat atje ku ndodheshin, dhe ka hedhur godinën në erë. Goditja është bërë me raketat e F-16. 52 të vrarë të konfirmuar, pa të plagosurit. Mendoj që do ketë edhe njerëz të rëndësishëm nga xhihadi islamik dhe Palestina. Palët e kanë të qarta që Izraeli do filloi pushtimin e Jugut të Libanit dhe këta do luftojnë. Goditjen e këtyre ditëve e ka bërë Amani, shërbimi sekret ushtarak izraelit. Këtë plan që e kanë realizuar këto ditë, kanë dy vjet që e kishin bërë, për të neutralizuar të gjithë ndërlidhjen e Hezbollahut që mos kishte mundësi reagimi. Hezbollahu ka 1 milion raketa në dispozicion. Është një kërcënim real për Izraelin”.

Lidhur me shpërthimet Kulla bën me dije se "është eleminuar me një goditje 10 për qind të trupave të Hezbollahut. Kompjuterin e Qendrës së Komandës së Kontrollit Izraeli e ka kontrolluar përmes inteligjencës artificiale. Nga pikëpamja ushtarake të gjithë operativët ushtarakë të Hezbollahut janë të neutralizuar, sepse nuk rikthehen të marrin më armë".

Ndër të tjera eksperti i sigurisë mendon se "lufta me Iranin ndihmon Trump-in sepse ai ka qenë gjithmonë njeriu anti-Iran".

KREDO
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top