MC Networking

Rrjepaj në Komisionin Parlamentar/ Dasho: Duhet thirrur Rama për sterilizimin. Memo mund të jetë fshehur (VIDEO) 

Mjeku Erion Dasho, përmes një lidhje me Skype për Mcn Tv tha që Komisioni Parlamentar duhet të thërrasë kryeministrin Rama në lidhje me sterilizimin, pasi sipas tij ai është përgjegjësi kryesor për koncesionin.

Duke komentuar dëshminë e ish-zv.ministrit të Shëndetësisë Klodian Rrjepaj para deputetëve, Dasho tha që Komisioni Parlamentar hyri në teknikalitete të panevojshme dhe nuk qe në lartësinë e duhur.

Mua më vjen keq që komisioni parlamentar që është një mekanizëm politik hyn në teknikalitete të panevojshme. Edhe sot me z.Rrjepaj kam parë një diskutim në nivele teknike, që s’është në lartësinë e asaj çka pritet nga ky komision parlamentar. Ka një konsensus të gjerë mes ekspertësh, problemi është politik i kësaj qeverie, që kur ka ardhur ka zgjedhur rrugën e koncesioneve si rrugë hajdutllëku. Z.Beqaj dhe z.Rrjepaj do mbajnë përgjegjësinë që u takon, dhe mbrojtjen që do bëjnë para gjyqësorëve s’kanë pse ta bëjnë para deputetëve. Deputetët duhet të thërrasin Edi Ramën. Përgjegjësinë kryesore s’e ka as Rrjepaj as Beqaj, por e ka z.Rama, që e toleroi aferën në sektorin e shëndetësisë. Sot kompania sipas llogaritjeve të komisionit ka marrë më shumë se 100 milionë euro. Sa i takon pastaj komunikimit nëse një memo e drejtorit të QSUT arrin apo jo te zv.ministri të njëjtës qeverie, kjo s’çudit më njeri në shtetin shqiptar. Kemi 11 vjet, që kur ka ardhur Rilindja në pushtet që ky shtet s’funksionon më si shtet normal. Nuk përjashtohet mundësia që ajo memo e znj.Manastirliu në kohën kur ishte drejtoreshë, të jetë fshehur, ose ta ketë marrë z.Beqaj dhe z.Rama dhe për interesat e tyre korruptiv apo politikë ta kenë fshehur. Është normale që z.Rrepaj të bëjë mbrojtjen e tij, dhe do jetë në nderin e këtij komisioni që të mos ndalet në nivelin e z.Rrepaj, por të shkojë aty ku e kanë burimin koncesionet, duke thirrur para deputetëve Edi Ramën si përgjegjësi kryesor për koncesione”.

KREDO
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top