MC Networking

“Jo HEC-eve në Gurë të Bardhë”/ Banorët: Po na morën ujin jemi të pashpresë! (VIDEO)

Emisioni “Fol” i gazetarit Erjon Skëndaj është ndalur sot në fshatin Gur i Bardhë, ku banorët po protestojnë kundër HEC-eve. Prej katër viteve ka nisur një protestë kundër dy HEC-eve që po marrin ujin e fshatit. Dëgjesa publike nuk u bë me banorët e zonës sepse kompanitë nuk u paraqitën.

Një prej banorëve shprehet:

Po përdorin luftë bërrylash për të na marrë ujin. Duan të na rrëmbejnë ujin dhe jetën. I bëj thirrje qeverisë dhe bashkisë t’i dalë në mbrojtje fshatarësisë. Mos na merrni atë që na ka mbetur e fundit. Po u mor uji jemi të pashpresë. Do ngelemi refugjatë dhe në mëshirë të fatit në vendit tonë. Ne jemi fshati i Pjetër Budit, kemi një histori, një ADN, jemi një komunitet i unifikuar”.

Lavdërim Xira, banor i zonës, i cili thotë se ka punuar në një organizatë mjedisore shprehet:

Është një problematikë e madhe në gjithë Shqipërinë, janë mbi 400 HEC-e, por kur të ndodh në fshatin tënd është më ndryshe, sikur të merr diçka nga vete. Kompania i ka nisur tentativat që nga 2017-ta nga kompania Gealb. Në 2019-ën kemi rënë në kontakt me një VMN, dhe me atë kontakt kemi nisur protestat, kemi organizuar popullin. Në atë kohë janë firmosur 300 firma kundër, banor të fshatit. Ka patur shkelje të mëdha mjedisore, të cilat kompania s’i ka përshkruar si duhet. U stopua sepse s’iu dha një leje. Kompania ka të drejtë të aplikojë deri në 3 herë. Kanë përmirësuar disa pika, që duhen diskutuar, por edhe ato janë të dyshimta. Kanë nxjerrë pikën e marrjes jashtë zonës së mbrojtur. Duhet të marrin ujin e përroit që është totalisht pjesë e peizazhit të mbrojtur. Fshati Gur i Bardhë është vendbanim i Kastriotëve, vendlindja e Pjetër Budit, 5 ura veneciane, Rruga e Arbrit e vjetër. Bashkia ka firmosur, është palë. Në çdo formë do t’i kundërshtojmë ndërtimin e këtyre HEC-ve kaq shkatërrues”.  

KREDO
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top