MC Networking

“Wisdom” mbyll selinë/ Pas skandalit reagon Ministria e Arsimit: E kemi në monitorim

Pas skandalit të shitjes së diplomave ka reaguar Ministria e Arsimit e cila thotë se ka nisur zyrtarisht procedurat e mbylljes së Wisdom. Ndërsa kamera e factcheck ka verifikuar nëse është apo jo ende e hapur selia qendrore e reklamuar në media e ndodhur në autostradë.

Për të vijuar aktivitetin Kriminal të Shitjes së Diplomave në Itali Savino Cianci, njohur si Nino pronari i Kolegjit Wisdom vuri në zbatim krijimin e imazhit.

Për disa muaj rresht në ish godinën e CEZ Shpërndarja ai nisi aktivitetin e tij duke e reklamuar në media e po ashtu arriti të shkonte edhe në Presidencë duke takuar ish Presidentin Ilir Meta.

Si pjesë të imazhit të tij mashtruesi i Diplomave sot në pranga shoqëronte edhe këngëtarin e famshëm Albano Carrizi.

Emisioni "FactCheck" ka verifikuar në qoftë se selia e këtij Unviersiteti vazhdon të jetë ende e hapur në autostradë?

Siç dhe shihni në këto pamje Logo Wisdom vendosur dikur sot nuk është më, ndërsa Ministria e Arsimit në Shqipëri pas publikimit të skandalit ka deklaruar se ka nisur procedurat e mbylljes

“Ministria e Arsimit dhe Sportit, lidhur me Institucionin Jopublik të Arsimit të Lartë Kolegji Universitar Wisdom dhe aktivitetin e tij në Shqipëri, informon se:

Ministria e Arsimit dhe Sportit, bazuar në aktet nënligjore në fuqi, të ligjit nr 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” ka nisur prej vitit 2022 dhe në vijim, procesin periodik të verifikimit të kontrollit të pajtueshmërisë së veprimtarisë të gjithë institucioneve të arsimit të lartë.

Në vijim të këtij procesi, për periudhën 2023-2024, MAS, bazuar në dispozitat ligjore në fuqi, përmes grupit të punës të ngritur për këtë qëllim, me përfaqësues të strukturave përgjegjëse të ministrisë, Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë dhe Qendrës së Shërbimeve Arsimore, ka nisur verifikimin e pajtueshmërisë me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi të Kolegjit Universitar Wisdom.

Pas procedurave të ndjekura në kuadër të këtij procesi, dhe verifikimeve të kryera përgjatë periudhës së kontrollit në këtë institucion, në përfundim të tij, grupi i punës, në korrik të këtij viti, ka përfunduar raportin final të kontrollit, duke konstatuar shkelje ligjore, gjatë ushtrimit të veprimtarisë akademike, administrative dhe financiare të Kolegjit Universitar Wisdom për periudhën e ushtrimit të kontrollit, referuar dispozitave të ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.

Bazuar në rekomandimet e grupit të kontrollit, po ndiqet procedura ligjore në lidhje me mbylljen e veprimtarisë akademike të institucionit jopublik të arsimit të lartë Kolegji Universitar Wisdom.

Nënvizojmë se ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Sportit, për vitin e ri akademik 2024-2025, nuk ka certifikuar kuota pranimi për Kolegjin Universitar Wisdom.

 

KREDO
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top