MC Networking

Rrugorja në autostradën Vlorë-Levan me radar dhe automjet inteligjent, 100 gjoba në pak orë

Policia Rrugore ka ngritur një postbllok këtë të premte në autostradën Vlorë-Levan, me qëllim verifikimin e automjeteve që tejkalojnë shpejtësinë.

Reporteri Edi Ruçi raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV, se pikat e kontrollit janë vendosur pranë hyrjes në Novoselë.

Në të dyja krahët e autostradës janë vendosur radarë dhe automjeti inteligjent, për të evidentuar të gjithë drejtuesit që kalojnë shpejtësinë e lejuar prej 110 km në orë.

Radari vetëm në disa orë ditën e sotme ka vendosur mbi 100 gjoba për tejkalim shpejtësie.

Nuk kanë munguar as gjobat për mos vendosjen e rripit të sigurimit, për përdorim celulari, parakalimin e gabuar por edhe mbajtjen e fëmijëve në vendin e parë.

Gjobat janë dërguar menjëherë në sistem nga aparati inteligjent. Gjobat e automjetit inteligjent kanë qenë kryesisht për tejkalimin e shpejtësisë.

KREDO
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top