Liderët e Ballkanit perëndimor zhvilluan një takim informues me kryetarin e Komisionit Evropian, Von der Leyen, për të përcaktuar misionin që KE do të ketë në pesë vitet e ardhshme.
Për ish-ministrin e Jashtëm, Paskal Milo, i ftuar në “MCN lajme”, asgjë e re nuk kishte nga ky takim, përtej asaj që thuhet gjithmonë për rëndësinë e integrimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas tij, e reja e takimit në Bruksel ishte ndarja e racioneve nga paketa e rritjes ekonomike dhe mënyra se si do ti zbatojnë qeveritë përkatëse.
Ishte një takim i parashikuar, i paraparë që kur u vendos për të ndarë këto 6 miliard € që janë dhënë nga BE në planin e rritjes ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimore.
Më tepër ishte fillimi i bashkëpunimit për ta realizuar këtë plan dhe për të qartësuar se cilat do jenë kërkesat e BE për të disbursuar.
Synimi është dyfishim por me shpresë së do bëhet por do varet për nga mënyra se si do ta zbatojnë qeveritë e vendeve të BE-së.
Nuk pati gjë të re përtej atyre që janë thënë. E reja ishte që u konfirmuan shumat që do të marrë çdo vend i Ballkanit Perëndimor nga pakete 6 miliard €, ku Shqipëria do të marrë afro 1 miliard, Kosova do të marrë afro 900 miliona €. Pra, me pak fjalë ju njoftua racioni që do marrin nga kjo paketë dhe ju tha gjithashtu që nëse e zbatoni mirë këtë paketë, këtë plan të rritjes ekonomike, atëherë kjo do të jetë një plus në procesin e integrimit të këtyre vendeve.
Diplomati Milo, sugjeron që të bëhet Shqipëria të bëhet pjesë e familjes Evropiane duhet të punojmë më shumë e të flas më pak, për plotësimin e kushteve të BE-së.
Para se te ngarkojmë më përgjegjësi të tjerët, duhet të analizojmë veten tonë, ku jemi ne me zbatimin e reformave që kërkohen. Sepse është një proces anëtarësimi në BE dhe çdo vit bëhet një sreening të plotësimit të detyrave të Komisionit Evropolin dhe del ai raporti i përvitshëm ku analizohen arritjet dhe mosarritjet që ka çdo vet kandidat anëtar në BE.
Shqipëria është një ndër vendet që vuan nga korrupsioni i lartë dhe së fundi e kanë rezervuar jo vetëm BE por edhe DASH, dhe fakti që është i pranishëm korrupsioni është i identifikueshëm edhe vet brenda institucioneve. Pra, ne duhet të punojmë më shumë e të flasim më pak.
0 Comments: