MC Networking

Serbia paralajmëroi bllokada/ MPJD thirrje qytetarëve të Kosovës: Shmangni kalimet kufitare me Serbinë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin kalimin tranzit përmes territorit të Serbisë.

MPJD-ja ka bërë thirrje që të shmangen të gjitha hyrje-daljet në vendkalimet kufitare Kosovë-Serbi. Thirrja vjen pas paralajmërimeve të të ashtuquajturit “Këshilli Organizativ për Bllokada” në Serbi, i cili ka bërë të ditur se më 6 shtator 2024 planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt vendkalimeve kufitare.

MPJD  u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe pjesëtarëve të mërgatës që të ndjekin me kujdes zhvillimet dhe paralajmërimet e reja lidhur me situatën dhe të informohen vetëm nga burimet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme”, thuhet në njoftim.

fix
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top