MC Networking

Zjarri në zonën e ish-Metalurgjikut u shkaktua nga një shkëndijë elektrike

Një shkëndijë elektrike dyshohet të jetë bërë shkak i rënies së zjarrit në fabrikën e prodhimit të plastikës “Albplastik” në zonën e ish-Metalurgjikut në Elbasan. Fatmirësisht nga zjarri nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në pak minuta zjarri mori përmasa të mëdha, kjo edhe për shkak të materialeve që ka pasur në këtë fabrikë. Shtëllungat e tymit u përhapën në zonë duke shkaktuar një ndotje kolosale.

Një punonjës nga një fabrikë tjetër në zonë ka dëshmuar për median për momentet e para të zjarrit. Teksa ka asistuar në dhënien e ndihmës së parë në evakuimin e punonjësve të fabrikës pohon se rreziku ishte i madh.

U deshën të paktën 60 minuta që situata të normalizohej. Në ndihmë të zjarrfikëses së Elbasanit u vunë shërbimet zjarrfikëse të bashkive fqinje të Qarkut Elbasan dhe ushtrisë. Ndërhyrja ishte e vështirë për shkak të materialit plastikë, por fatmirësisht nuk pati efektiv të asfiksuar”.

Në fabrikën e plastikës në Bradashesh punojnë rreth 25-30 punonjës, kryesish gra.

fix
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top