Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Shënavlash të Durrësit. Dyshohet se djali ka vrarë armë zjarri babain e tij 62 vjeç.
Viktima është Enver Balla, trupi i të cilit u gjet në pus. Dyshohet se ai është vrarë nga i biri, Esmerald Balla.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth 20 ditë më parë, kohë kur Esmerald Balla denoncoi si të zhdukur të atin.
Policia e Durrësit ka zbardhur krimin, pasi ka pasur dyshime që në fillim që bëhej fjalë për krim brenda familjes.
Autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar dhe e ka pranuar krimin. Djali pretendon se e vrau babain, pasi ai i kishte marrë shuma parash.
Hetuesit kanë vënë në përgjim autorin e dyshuar, duke zbardhur ngjarjen e rëndë.
Në njoftimin e policisë më 13 gusht thuhej: "Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi E. B., banues në fshatin Shënavlash, se më datë 13.08.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç.
0 Comments: