MC Networking

Haklaj: Kazanët e plehrave vijojnë të jenë të stërmbushura kudo nëpër Tiranë, nuk ka pasur reagim (VIDEO)

Edona Haklaj, aktiviste e “Shqipëria bëhet” tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se pavarësisht denoncimeve, kazanët e plehrave nuk janë pastruar dhe se e gjithë Tirana është e stërmbushur me mbeturina.

Sipas Haklajt përfituesit e shërbimeve që nuk i marrin qytetarët janë ata që i hartojnë këto kontrata.

Don Bosko, 5 maji, Astiri, Fresku janë ndër zonat më problematike. Ky problem vihet re pothuajse në çdo lagje të Tiranës. Nuk është situatë që ka lindur vetëm këtë fundjavë.

Kazanët e plehrave vijojnë të jenë të stërmbushura kudo nëpër Tiranë. Pas reagimeve dhe denoncimeve ka pasur pastrim, pro në shumicën e tyre jo.

Në 2024 qytetarët paguajnë 40-50 mijë euro për asgjësim të mbetjeve. 2024, është viti që ka vlerën më të lartë sipas kontratave koncesionare ku pagesa shkon në 1.8 miliardë lekë vjetore.

Përfituesit e shërbimeve që nuk i marrin qytetarët janë ata që i hartojnë këto kontrata. Si kompania Eco-Tirana mund të ishte çdo lloj kompania tjetër, mund të kishte qenë çdolloj institucioni provat tjetër që i kontraktuar nga Bashkia Tiranë, përfitimin kryesor e ka të vjedhë qytetarët e Tiranës.

Bashkia e Tiranës duhet të kuptojë që nuk ka përgjegjësi të favorizojë një kompani të caktuar, por të ofrojë  një qytet më të pastër.

fix
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top