Himara voton sot kryetarin e ri të bashkisë. Janë 23 mijë e 74 qytetarë që janë thirrur për të votuar për të zgjedhur dy kandidatëve, Vangjel Tavo i PS dhe Petro Gjikuria i cili kandidon nën siglën “Bashkë Fitojmë’ të partive opozitare, me në krye PD dhe PL, i propozuar dhe i mbështetur nga Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) dhe të organizata minoritare OMONIA.
Kreu i KQZ-së në një deklaratë për median tha se procesi i votimit po shkon normalisht sa i takon çështjes së kartave të skaduara nuk është kompetencë e institucionit që ai drejton.
Celibashi pranoi se janë 6 mijë zgjedhës me karta identiteti të skaduara por se kjo shifër ka qenë dhe vitin e kaluar.
Është e vërtetë që janë 6 mijë votues të cilët dokumenti ose u ka skaduar ose u skadon deri ditën e sotme. Do të duhet të them që e njëjta shifër votuesish ka qenë dhe në zgjedhjet e kaluara.
Përse për këto zgjedhje nuk u mor vendim nga qeveria për të zgjatur vlefshmërinë e kartave të identitetit nuk mund ta them. Nuk kemi pasur një komunikim ditën e sotme se nuk është se do të kishte zgjidhje ditën e sotme. Kjo çështje do të duhej të ishte zgjidhur më parë.
Është një çështje që lidhet me interesin e votuesve për të disponuar një dokument identifikimi e më pas autoritetet përgjegjëse shtetërore duhej ti përgjigjeshin interesit. E njëjta gjë qëndron dhe për partitë. Nuk po përpiqem të shmang gravitetin apo shkakun, por lidhet me interesin e kandiduesve dhe të partive.
0 Comments: