Konstitucionalisti Jordan Daci foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese mbi mandatin e deputetes Olta Xhaçka.
Konstitucionalisti e konsideroi vendimin të pritshëm, duke theksuar se vetëm Gjykata Kushtetuese ka të drejtë të verifikojë papajtueshmërinë e mandatit të një deputeti.
Daci tha që Olta Xhaçka është në konflikt interesi dhe i sheh lëvizjet e mazhorancës thjesht si përpjekje për të fituar kohë në prag të zgjedhjeve.
“Vendimi ishte i pritshëm dhe është diçka e thënë dhe stërthënë disa herë. Kushtetuta e përcakton fare qartë që i vetmi organ që ka të drejtë të verifikojë papajtueshmërinë është Gjykata Kushtetuese dhe këtë të drejtë ia jep vet Kushtetuta. Çdo lloj justifikimi nga Kuvendi, për dërgimin ose jo, apo për të nxjerrë justifikime në raport me votimin dhe mosvotimin, është justifikim në shkelje të Kushtetuese. Në momentin që GJK, si organi që interpreton në mënyrë përfundimtare Kushtetutën thotë të kundërtën, varianti i Parlamentit bie poshtë dhe kështu zgjidhen çështjet në një shtet të së drejtës. Ajo që thotë GJK nuk është aspak në kundërshtim me Kushtetutën. Është thjeshtë një përpjekje e mazhorancës për të fituar kohë që lidhet edhe me faktin që jemi shumë afër zgjedhjeve. Sesioni i ri do fillojë në shtator, dhe mund të shkojë drejt dështimit procedurial të çështjes dhe ta përfundojë mandatin pa një vendim ku të konstatohet një gjë e tillë, mund të jetë edhe ky qëllimi. Çështja është e qartë dhe s’ka nevojë për interpretim, thjesht e shoh si mënyrë për të fituar kohë. Jam habitur me objektin e opozitës, është trajtuar vetëm si konflikt kompetencash, ndonëse jepej të kuptohet se ishte kërkuar edhe interpretimi i pajtueshmërisë së mandatit, por s’ka qenë objekt i kërkesës. Një arsye mund të jetë se thjesht është menduar e tillë....Pakica, mundej që në kushtet kur konflikti u zgjidh, të kërkonte edhe dhënien e vendimit nëse është kushtet e konfliktit. Është harresë apo me qëllim, këtë s’di ta them, por më duket e çuditshme qasja, mund ta konsideroj si një qasje juridike jo të duhur. Nëse mazhoranca do ishte e sigurt që s’është në konflikt interesi çfarë problemi do kishte ta dërgonte në Kushtetuese. Është qartazi në konflikt interesit. Minimumi ekziston dyshimi që mund të ketë përfitim. Gjithë kjo krizë kushtetuese është në vargun e një krize të madhe që kemi si vend, dhe që jemi në një rreth vicioz prej 30 e ca vitesh. Shpresoj që kjo krizë të zgjidhet pa kaluar në nivele ekstreme. Vendimi është i pastër, s’ka asnjë dilemë që duhet të zbatohet. Opozita është në pozita të dobëta dhe ekuilibri i pushteteve ka marrë fund. SPAK-u është në një ofensivë të madhe, dhe ekuilibrat janë në ndryshim e sipër”.
0 Comments: