Mësohen detaje të reja nga dërgimi për gjykim për fshehje të të ardhurave për “Klubin e futbollit Tirana” dhe administratorin Refik Halili, pasi Prokuroria Tiranë përfundoi hetimet.
Gazetari Arsen Rusta raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV, se hetimi për çështjen në fjalë ka zgjatur shtatë vjet në bashkëpunim mes Prokurorisë Tiranë dhe Hetimit Tatimor.
Shtrirje e hetimit zgjat prej vitit 2014, ndërsa në vitin 2017 është bërë kallëzimi, por ka zgjatur pasi janë ndryshuar disa herë hetuesit për shkak të vetingut.
Ndërkohë është marrë në pyetje Refik Halili, administrata e “Klubit të futbollit Tirana”, si dhe biznesmenë me të cilët ka bashkëpunuar Halili.
Janë 29 futbollistë ndaj të cilëve janë shmangur detyrimet tatimore dhe shëndetësore, afro 500 mijë euro është detyrimi i të ardhurave.
Akuza e ngritur është fshehje e të ardhurave ndaj administratorit Refik Halilit dhe klubit të futbollit.
Ka një faturë prej 4.2 milionë euro dëmshpërblim që duhet paguar ndaj futbollistëve për gjyqet e fituara por edhe fatura dritash dhe uji.
Nën hetim kanë qenë me përgjegjësi juridike klubi i futbollit dhe administratori Refik Halili që mban përgjegjësinë juridike.
Sigurimet nuk janë paguar prej vitit 2014, ndërsa Halili thotë se përgjegjësia ime nis nga viti 2015 kur kam marrë drejtimin e klubit të kryeqytetit, pasi se më parë ka qenë nën menaxhimin e bashkisë Tiranë.
0 Comments: