MC Networking

Përfundon protesta e 19-të para bashkisë/ PD: Rama dhe Veliaj, pronarët faktikë të inceneratorit

Ka përfunduar protesta e 19-të e opozitës para godinës së Bashkisë së Tiranës, ku u kërkua edhe njëherë dorëheqje e Erion Veliajt, në lidhje me aferën e inceneratorit dhe atë “5D”. Në fjalën e mbajtur Klevis Balliu tha që Veliaj dhe Rama janë pronarët faktikë të incneratorëve.

Veliaj dhe Rama janë pronarët faktikë të inceneratorëve. Altin Dumani në vend që t’i arrestojë i bën presion çdo personi që denoncon, sepse inceneratori është buka e Altin Dumanit. Por inceneratori është fatkeqësia e çdo shqiptari. Sot qytetarët kanë më pak para në xhep se paratë i ka marrë Veliaj, Rama, Xhaçka dhe kriminelët.”

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi në protestën para godinës është shpreh se dëmi ekonomik nga inceneratori i Tiranës është 700 milionë euro.

"700 milionë euro është dëmi ekonomik që Erion Veliaj dhe Edi Rama do bëjnë me inceneratorin e Tiranës, Nuk do t’i gëzojnë lekët, do të marrin ndëshkimin më popullor që meritojnë".

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Përfundon protesta e 19-të para bashkisë/ PD: Rama dhe Veliaj, pronarët faktikë të inceneratorit | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.