Shtyrje e re për hapjen e qendrave italiane të emigrantëve në Shqipëri. Duke vizituar Shqipërinë në qershor, Giorgia Meloni kishte treguar 1 gushtin si ditën e vënies në punë të strukturave.
Mediat italiane raportojnë se në realitet do të duhen ende disa javë që qendrat të aktivizohen, tha pak ditë më parë nënsekretari italian Alfredo Mantovano, duke shpjeguar se vonesat janë për shkak të “ngadalësimeve” të punimeve.
Ndërtimi i dy qendrave, njëra në Shëngjin dhe tjetra në Gjadër, përfaqëson një nga pikat themelore të marrëveshjes ndërmjet Romës dhe Tiranës, e nënshkruar më 6 nëntor mes kryeministres Giorgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Marrëveshja vendos në thelb tre objektiva të luftojë trafikimin e qenieve njerëzore, të parandalojë flukset e parregullta migratore dhe të mirëpresë vetëm ata që kanë të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare.
Me memorandumin e mirëkuptimit mes Romës dhe Tiranës, emigrantët e shpëtuar në Mesdhe nga anijet italiane si ato të Marinës dhe Guardia di Finanza, por jo të OJQ-ve, do të transferohen në Shqipëri. Marrëveshja është e vlefshme për 5 vjet, me mundësi zgjatjeje për 5 vjet të tjera.
Marrëveshja Itali-Shqipëri parashikon ndërtimin e dy strukturave një qendër identifikimi të emigrantëve në Gjadër, e cila do të mund të strehojë deri në 3 mijë persona dhe një qendër më të vogël uljeje në portin e Shëngjinit, ku do të ankorohen anijet italiane me refugjatë.
Pas identifikimit të atyre që kanë të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare dhe atyre që duhet të refuzohen në vendin e tyre, emigrantët do të duhet të transportohen në Itali.
Qendra e Gjadrit do të presë tre struktura të tjera brenda saj, një zonë e destinuar për 880 emigrantë nga vendet e sigurta, në të cilën do të kryhen procedurat e ndryshme kufitare, e drejta për mbrojtje ose riatdhesim; një qendër riatdhesimi me 114 vende ku do të mirëpriten ata që nuk kanë të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare; një burg i vogël për 20 persona për ata që kryejnë krime brenda strukturës.
Qendra në Shëngjin do të përdoret për pritjen e parë, duke qenë drejtpërdrejt me pamje nga porti, për kontrollin shëndetësor dhe etiketimin e fotografive të emigrantëve.
Italia do të përballojë të gjitha shpenzimet e nevojshme për akomodimin dhe trajtimin e njerëzve të mirëpritur në mjedise, duke përfshirë ushqimin, kujdesin mjekësor dhe çdo shërbim që konsiderohet i nevojshëm, duke u angazhuar për të siguruar që një trajtim i tillë respekton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, në përputhje me ligj ndërkombëtar.
Vlerësohet se, nga tani deri në vitin 2028, në 4 ose 5 vjet, marrëveshja për qendrat në Shqipëri duhet të kushtojë rreth 600 milionë euro.
0 Comments: