MC Networking

Moti sot/ I kthjellët, temperaturat deri në 36°C

Gjatë ditës së sotme vendi ynë që në orët e para të mëngjesit ka nisur nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë ultësirën perëndimore.

 

 

 

 

Në zonat malore herë pas here shfaqen vranësirat e lehta. Këto kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë mesditës. Ndërsa pjesa e dytë e ditës i bën më të dukshme vranësirat, ku pritet të shfaqen pjesërisht edhe në ultësirën perëndimore.

Vija bregdetare pas mesdite do të vijoj të dominohet nga intervalet e gjata me diell.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por nuk ndryshojnë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët deri në 36°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet; Elbasan dhe Berat.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top