MC Networking

Lindita Nikolla jep dorëheqjen nga posti i kryetares së Parlamentit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, zgjodhi seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar për të njoftuar dorëheqjen nga detyra. Nikolla tha se arsyet e largimit nga detyra janë personale dhe lidhen me gjendjen shëndetësore.

Këtu sot mbyllet shërbimi im trevjeçar në krye të Kuvendit, për shkak të një situate shëndetësore që ma bën të pamundur të kryej detyrën e lartë të funksionarit të dytë të shtetit. Jam përpjekur të jap më të mirën çdo ditë, për të siguruar mbarëvajtjen e punës së Parlamentit pa i hyrë kujt në hak në këtë sallë. Nëse dikujt i kam krijuar një përshtypje tjetër, ju siguroj s’e kam pasur qëllim. Fatmirësisht kur kam marrë edhe sulme verbale, më mbetet ndjesia e mirë e respektit që më keni dhënë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top