MC Networking

Hakerimi i sistemit TIMS, Salianji: Ka pasur dy sulme, i pari në 2021 u fsheh

Deputeti i PD, Ervin Salianji, paraqiti në seancën e sotme detaje nga puna e komisionit hetimor për të dhënat e sistemit TIMS. Salianji tha se pavarësisht se ka kaluar kohë nga sulmet, të dhënat e TIMS ndodhen online dhe mund t’i aksesojë kushdo që ka interesa dashakeqëse për Shqipërinë.

“Nga dokumentacioni i administruar dhe nga dëshmitë e marra nga komisioni hetimor rezultoi se më 14 tetor 2021 ka pasur një sulm kibernetik në sistemet informatike të Policisë së Shtetit përfshirë edhe atë TIMS. Ky sulm nuk është raportuar, nuk janë kryer hetime të thelluara apo verifikime. Rezultoi se më 9 shtator 2022 ka pasur një sulm të dytë të sistemeve informatike të Policisë së Shtetit, përfshirë TIMS, i cili sipas dëshmive ishte pasojë  e mosmarrjes së masave nga sulmi i tetorit 2022. Si rezultat i këtyre dy sulmeve drejtuesit e departamenteve  të ID në Policinë e Shtetit kanë deklaruar se të dhënat e TIMS gjenden në kanale online dhe mund të blihen nga çdo person që mund të ketë interes”, tha Salianji.

Salianji tha se hakerimi është kryer në vitin 2021, shumë kohë para sulmeve të iranianëve. Sipas tij, Ministra e Brendshme ka mbajtur të fshehur një raportim të ish-drejtueses së departamentit të IT, në atë kohë, e cila ka denoncuar hakerimin e kompjuterave të drejtuesve.

“Justifikimi më i përdorur nga drejtuesit e Ministrisë së Brendshme ka qenë se sulmet janë kryer nga iranianët. Kjo nuk ishte e vërtetë sipas tij dhe hetimit të komisionit parlamentar. Kjo vërtetohet nga një memo e vitit 2021 ku ish-drejtuesja e departamentit IT konfirmon se disa kompjuterë të drejtuesve administrativë janë hakeruar dhe kjo ngjarje u fsheh. Këto sulme janë kryer edhe në sistemet e Policisë së Shtetit, të cilat arritën të prekin çdo pikë fundore sepse personat që e kishin për detyrë jo vetëm që nuk kanë bërë izolime por kanë bashkëpunuar me hakerët e sistemit sipas deklarimeve të zotit Muça”, u shpreh ai.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Hakerimi i sistemit TIMS, Salianji: Ka pasur dy sulme, i pari në 2021 u fsheh | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.