MC Networking

Hapen në Paris Lojërat e 33-ta Olimpike Verore

Në Paris ka nisur ceremonia e hapjes së Lojërave të 33-ta Olimpike Verore. Parada e Kombeve u zhvillua kësaj radhe në lumin Senë, duke e bërë këtë ceremoninë e parë të hapjes që organizohet jashtë një stadiumi. Rreth 10 500 atletë pritet të marrin pjesë.

Delegacioni shqiptar ndodhej në varkën e tretë që doli në pjesën e lumit ku zhvillohet ceremonia, me mundësin Zelimkhan Abakarov i cili ishte mbajtës i flamurit kuqezi në këtë paradë të pazakontë.

Lojërat Olimpike 2024 mirëpresin edhe atletët rusë, por ndryshe nga herët e tjera, me disa kufizime.

Organi olimpik qeverisës rus, ROC, është pezulluar me vendim të një gjykate në Zvicër. Si pasojë, ROC nuk mund të veprojë si një komitet Olimpik kombëtar ose të marrë financime nga lëvizja olimpike.

Atletët rusë nuk duhet të kenë lidhje me ROC nëse duan të garojnë në Lojërat Olimpike. Pesëmbëdhjetë atletë rusë dhe 17 bjellorusë do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit, të cilat do të përfundojnë më 11 gusht.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top