MC Networking

Administratori i Orikumit flet për MCN: Për llogari të Samir Manes, uji po merret pa projekt dhe pa firma

Banorët e fshatit Dukat në Vlorë protestuan dje për marrjen e ujit nga burimet e fshatit për ta çuar në rezidencën luksoze Green Coast të Samir Manes në Palasë.

Administratori i Orikumit, Selim Haskoçelaj, i tha MCN-së se ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit është pa leje. Ai mohoi të ketë pasu dijeni për punimet dhe thotë se investitori ka arritur dakordësi me kryepleqtë e fshatrave për të shfrytëzuar burimin.

Firma Gjikuria për llogari të Samir Manes, ka shtrirë një rrjet ujësjellësi për të kaluar këtë sezonin që ishte i vështirë tani, deri sa të marrin linjën nga Tragjasi. Po pa njoftuar, pa asgjë, unë nuk di, kishin dakordësi me kryepleqtë e fshatrave. Ishte një burim që s’ka prurje për fshatin jo më për atë. Të këtij problemi, u vendosa dje, kontrollova punimet, unë gjeta një akt të kryer aty. Jo, këto janë pa leje. Janë punime detyrimisht pa leje. As mua si administrator nuk më jepet e drejta të jap burim natyror, e para nuk varen nga unë, ka një ligjshmëri.

Fola me ata të resortit, ata thanë që ne kemi rënë një dakordësi me kryepleqtë e fshatit, i thashë unë kush është kryeplaku? Është zgjedhur aty, është jashtë juridiksionit, është dhe jashtë juridiksionit tonë, se ne kemi kryetar bashkie, ne kemi këshill bashkiak, plus që ato varen nga Ministria, dhe ishte pa asnjë lloj… firme të firmosur nga asnjëri, pa asnjë projekt, për të kaluar për një periudhë derisa të kalonin tek linja e Tragjasit.

 

 

 

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top