Emisioni FactCheck zbardh për herë të parë padinë e ish-Presidentit Meta ndaj kërkesës për divorc me gruan e tij Monika Kryemadhi.
Në padinë prej dy faqe Meta thotë se konfliktet në çift kanë nisur pas mosdakordësive dhe bindjeve politike që ata kishin.
Mbrëmjen e 20 Qershorit në transmetim direkt teksa ndodhet i ftuar tek Çim Peka live ish presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë z.Ilir Meta deklaroi divorcin me Monika Kryemadhin.
E teksa gjykata ka caktuar gjyqtaren dhe ende një datë për shqyrtimin e kësaj padia, emisioni “FactCheck” ka mundur të sigurojë atë dhe shkakun e ndarjes.
Edhe pse nuk shkruhet e zeza mbi të bardhë, djegia e mandateve të opozitës rezulton se është një qëndrim i artikulaur shpesh herë nga z.Meta edhe publikisht.
Ndërsa Juridikisht thuhet
Vitet e fundit kam konstatuar fillimisht mosdakordësi dhe kontradikta që kanë ardhur duke u shtuar fillimisht për shkak të qëndrimeve dhe pikëpamjeve të ndryshme dhe lidhjeve me zhvillimet e aspektit politiko përfaqësues dhe vendimmarrës.
Por që me kalimin e kohës, ato u bënë prezente edhe në raportin tonë bashkëshortor, derisa kohët e fundit këto mospërputhje qëndrimesh dhe mendimesh edhe ndaj njëri tjetrit kanë sjellë si pasojë grindje të herëpashershme duke tronditur thellë marrëdhënien tonë bashkëshortore.
Më tej në padinë e siguruar nga emisioni “FactCheck” thuhet “Aktualisht prej disa muajsh, marrëdhënia jonë bashkëshortore është ndërprerë edhe në kuptimin e bashkëjetesës duke sjellë si pasojë humbjen e qëllimit të kësaj martese në të gjitha drejtimet”.
Kjo padi me dy faqe është protokolluar në sekretarinë gjykatës civile tiranë në seksionin e çështjeve familjare. Ndërsa çifti presidencial i shtohet atij të monarkëve të ndarë pak javë më parë ku Princ Leka i dha fund martesës me Elia Zaharinë.
0 Comments: