Përfaqësues të lartë të politikës së Ballkanit u mblodhën në Athinë në Konferencën Ndërkombëtare për Paqen dhe Rritjen e Qëndrueshme, me kryetemë Marrëveshjen e Prespës nënshkruar 6 vite më parë mes Greqisë e Maqedonisë së Veriut, por që me qeverinë e re të Shkupit rrezikohet të zhbëhet.
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka paralajmëruar rivalin e tij, kryeministrin e ri, Mickoski se në rast se shkel marrëveshjen, do e izolonte totalisht vendin nga Perëndimi.
Unë nuk besoj se qeveria e re në Maqedoninë e Veriut do të bëjë gabim. Kryeministri i ri Kristjan Mickoski ska alternativë tjetër për vendin e tij përveç se Bashkimin Europian. Nëse kundërshton Marrëveshjen e Prespës, do të dilte kundër gjithë botës perëndimore. Në rast se e bën këtë, do ia vështirësonte shumë gjërat vetes. Pra, do të ishte një vendim që do të rrezikonte komplet ekzistencën e vendit tonë. E ftoj, le të thotë që ishte një tradhëtar si Zoran Zaev, por të mos bëjmë gabime për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.
Bashkënënshkruesi i marrëveshjes, ish-kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras nuk sheh për momentin ura dialogu mes Shkupit dhe Athinës, dhe këtë ia faturon qeverisë aktuale të Mitsotakis.
Është më shumë e rëndësishme të ketë një urë, se sa të kundërshtosh vendime të marra dhe të përshëndetura nga perëndimi. Duhet një dialog mendoj, një debat, për të zgjidhur problemet. Greqia duhet të zgjidhë të gjitha çështjet me të gjithë fqinjët nëpërmjet dialogut. Dhe mendoj se vendi ynë duhet të investojë në këtë drejtim, si një vend që zgjidh kriza, dhe jo që hap kriza.
Për ish-ministrin e jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, marrëveshja e Prespës ishte e dhimbshme, por ai kërkoi që të mos vritet tani që po jep frytet e saj.
Ne gjetëm një marrëveshje, për të zgjidhur një problem, ndonëse përballë kishim jo vetëm kundërshtarë, por që na sulmonin dhe na kërcënonin për të mos e bërë diçka të tillë. E them me ironi, kishte dy marrëveshje, ajo e tradhëtarëve në Shkup dhe e ajo e tradhtarëve në Athinë. Mendon se besimi dhe lidhjet miqësore mund të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve, dhe përpara se të merren vendime duhet maturi. Marrëveshja e Prespës ishte e dhimbshme, por besoj se historia do të na buzëqeshë. Të mos lejojmë disa njerëz që të hedhin poshtë këtë marrëveshje, ta lëmë të rritet, që njerëzit në rajon ta shijojnë.
I pranishëm në këtë konferencë nga Shqipëria ishte ministri i jashtëm, Igli Hasani. I pyetur se si do të procedojë tani qeveria shqiptare me zgjedhjen e Fredi Belerit si eurodeputet, ai u përgjigj se ky emër nuk do të ndikojë si në marrëdhëniet mes dy vendeve, ashtu dhe rrugëtimin europian.
Moderatorja: Z.Hasani, të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, kanë qenë gjithmonë një pikë rreziku, dhe tani debati qëndron tek Fredi Beleri, si mendoni të procedoni tani që asi është zgjedhur Eurodeputet në Parlamentin Europian.
Mendoni se kjo çështje do të ndikojë në negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian?
IGLI Hasani: Më falni që s’mund të bie dakord me ju, të drejtat e minoritetit etnik grek nuk kanë qenë asnjëherë në rrezik, politika të caktuara e kanë përdorur këtë. Dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë e Greqisë nuk do të varen tek një emër, kurrë.
Unë nuk po përdor këto kufjet për ndonjë arsye specifike, por po shijoj të dëgjoj çdo fjalim në greqisht. Dhe marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë aq intensive dhe të ndërlidhura dhe askush me një emër otoman nuk do të na bllokojë ne, për asgjë.
Thënë këtë, është një element primar për të cilin po flisja, reformat e vendit tim po ndërmeren dhe po ecin shpejt, dhe më e rëndësishmja është Reforman ë Drejtësi. Është reforma më e rëndësishme që nga pavarësia jonë nga Perandoria Osmane. Është më e rëndësishmja reformë që nga viti 1912, dhe në do të vijojmë të mbështesim të gjitha iniciativat që e bëjnë Shqipërinë më progressive në këtë drejtim.
Ndryshe nga deklarata e kryediplomatit shqiptar, marrëdhëniet mes Shqipërisë e Greqisë janë thuajse të ngrira, ndërsa Athina në dhjetor të vitit të kaluar vendosi veton për të bllokuar çeljen e negociatave për Tiranën.
E gjitha kjo për çështjen Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili ende nuk ka bërë betimin teksa mbahet prej më shumë se 1 viti në qeli për shitblerje votash. Ai është zgjedhur njëkohësish eurodeputet, por po pret një vendim të formës së prerë Gjykatës së Posaçme të Apelit që do të jepet më 25 qershor.
0 Comments: