MC Networking

“Turistët e krimit mësyjnë Shqipërinë”/ Zbardhet dosja e gjeorgjianëve që grabitën 40 mijë euro në Librazhd

Shtimi i Fluksit të Turistëve në Shqipëri, rezulton se ka rritur edhe numrin e keqbërësve të huaj njohur ndryshe si kriminelët apo keqbërësit shëtitës.

Denoncimi në Policinë e Elbasanit do të zbulonte pak ditë më parë një skemë masive të goditjes së zyrave të këmbimit valutorë me lekë false dhe letra të paketuara si para.

 

 

 

Pas kësaj skeme rezultojnë shtetas të huaj, ndërsa afro 40 mijë euro i janë marrë nëpërmjet mashtrimit një kambisti në qytetin e Librazhdit.

Emisioni FactCheck ka mundur të sigurojë ekskluzivisht dosjen dhe dinamikën e futjes së parave false dhe komunikimin me”Google Translate” ndërmjet gjeorgjianit dhe shqiptarit të rënë viktimë e skemës.

Shtetasi i dëmtuar A.L ka deklaruar para hetuesve:

Para disa ditësh rreth 1 jave më parë nga data 27.05.2024 në dyqanin tim hyn një shtetas rreth të 50-tave i cili kishte nevojë të shkëmbente disa kartëmonedha shqiptare në kartëmonedhë euro, në atë ditë më ka dhënë 102.000 lekë dhe ka marrë nga unë 1000 Euro. Ky shtetas ka hyrë në dyqanin tim rreth orës 1 pa çerek të drekës, ka mbaruar veprimin në dyqanin tim dhe është larguar. Po ky shtetas është kthyer sërish të mërkurën, në datën 29.05.2024 rreth orës 13:00 në drekë dhe ka shkëmbyer kartëmonedhë shqiptare në atë euro, në datën 29.05.2024 ai shkëmbeu 5000 Euro rreth orës 13:00.

Sipas hetuesve këto dy veprime rezultojnë se kanë qenë dhe testimi që keqbërësi tashmë i shpallur në kërkim i ka bërë kambistit shqiptar në Librazhd. Ato s’do të ishin të vetmet, pasi siç rezulton dhe në deklarimet e shtetasit A.L ai është rikthyer për të bërë ‘gol’ në herën e tretë me shprehjen shqiptare e treta e vërteta.

“Ai u kthye sërish nga ora 17:00 pasdite pasi më kishte lënë porosi që do të vinte të shkëmbente edhe një shumë prej 7000 eurosh dhe atë veprim e bëri rreth orës 17:00. Pasi mbaroi veprimet rreth orës 17:15 këtë shtetas e kam parë që ecte në këmbë tek rruga nga agjencia duke shkuar deri tek rruga e sportit. Ai ishte me një çantë në dorë dhe ecte vetëm në këmbë. Me këtë shtetas komunikonim nëpërmjet “Google Translate” pasi kur ka hyrë herën e parë në dyqanin tim dhe e pyeta se nga ishte mu shpreh që ishte RUS. Gjithmonë përdorte “Google Translate” për të komunikuar me mua. Nëpërmjet “Google Translate” atë ditë më tha se kishte një shumë prej 70 milionë lekësh për të shkëmbyer në kartëmonedhë euro, por duke ditur se nuk e kisha të mundur ta shkëmbeja atë shumë i thash që të shtunën më datë 01.06.2024 mund t’i bëja deri ne 40.000 Euro dhe të vinte t’i merrte.”

Pasi mashtruesi është siguruar se kambisti shqiptarë do t’i bënte edhe pjesërisht 40 mijë euro nga afro 70 të kërkuarat s’ka refuzuar, por rezulton se sipas dakordësisë ai është paraqitur në zyrën e këmbimit valutor dhe pasi ka marrë paratë ka lënë çantën me letra fletore.

“Më datë 01.06.2024 ky shtetas vjen sërish në dyqanin tim rreth orës 11:45 dhe me shenja më pyeti a janë gati. Donte t’i shihte të gjithë shumën që i kisha bërë  dhe sërish nëpërmjet “Google Translate” më pyeti për prerjet sepse ai i donte në prerje 500 Euro gjë të cilën nuk e kisha të mundur dhe ia bëra 100 Euroshe dhe 200 Euroshe. Më bëri të ditur që do të shkonte të merrte paratë dhe do të kthehej sërish për të bërë shkëmbimin. Po ky shtetas vjen ne dyqanin tim  sërish tanimë për të marrë shumën e parave në orën 12:45 dhe në dorë kishte një çantë të madhe. Hyri në dyqan dhe më kërkoi ti nxirrja shumën e eurove , po mundohej ti paketonte aty edhe një moment kur po i rregullonte i bën gati , e i fut në çantën e pasi e pa qe ishin gati me tha që ti ruaja çantën derisa ai të më sillte shumën e parave që do ti shkëmbeja.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top