MC Networking

Kallëzim në SPAK ndaj Erion Veliajt për lejimin e martesës gay në tarracën e Bashkisë së Tiranës  

Një kallëzim penal është bërë sot në SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, lidhur me lejimin e martesës gay në tarracën e Bashkisë së Tiranës.

Kallëzimi penal bëhet nga shoqatat, “Mexhelis”, “Thirrja në Mirësi”,  “Ensar” dhe “Qendra për Kulturën Islame Evropiane”.

Objekti i kallëzimit është: "Shpërdorimi i detyrës dhe shkaktimi i dëmit shtetit dhe shtetasve, duke cenuar mbrojtjen e veçantë që i garanton Kushtetuta të miturve dhe familjes".

 

 

 

 

Në një deklaratë për mediat z.Arapi e konsideroi veprimin e Veliajt skandaloz dhe të rëndë.

"Ne kemi të tërë argumentimin ligjor në dosje dhe do t’ia paraqesim SPAK-ut. Jemi shumë të indinjuar sepse shumica e forcave politike në vend nuk kanë reaguar ndaj këtij veprimi të kundërligjshëm të Erion Veliajt. Është një veprim tejet skandaloz, që është shumë i rëndë, shkatërrimi i familjes dhe imponimi i homoseksualizmit, janë shumë më të rënda se vjedhjet e përditshme që janë të pafundme. Kemi hyrë në një diktaturë të homoseksualëve që po na imponohen nga organizmat ndërkombëtarë. Vepra penale e Veliajt është sepse ai ka lejuar në tarracën e Bashkisë së Tiranës që të kryhet një martesë homoseksuale, dhe nuk ka ndërhyrë për ta lejuar këtë martesë. Kjo martesë është e paligjshme, është në kundërshtim me Kodin e Familjes. Është një axhendë që Veliaj dhe sekti i tij po i imponon popullit shqiptar në mënyrë të vazhdueshme”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top