Projektrezoluta antikorrupsion ka sjellë debate të ashpra në Kuvend mes mazhorancës e opozitës. Kryeministri Rama deklaroi se komisioni i posaçëm parlamentar nuk synon të kapë SPAK, ndërsa opozita shpalli votën kundër. Për deputetin Fatmir Xhafaj kjo do të jetë një reformë e dytë në drejtësi. Ajo u miratua me 76 vota pro të socialistëve, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim, përveç Agron Shehajt dhe Dashnor sula që dolën kundër.
0 Comments: