Kuvendi votoi pasditen e sotme projekt-rezolutën antikorrupsion të propozuar nga Partia Socialiste.
Projektrezoluta u votua me 76 vota pro, dy kundër dhe asnjë abstenim.
Ndërkohë siç dhe kishin paralajmëruar deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim.
Në fjalën e mbajtur sot në Kuvendit, kryeministri Edi Rama, bëri thirrje për votimin e projekt-rezolutës së PS, që sipas tij synon të luftojë korrupsionin dhe ta përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të BE-së.
Rama hodhi poshtë zërat se projekt-rezoluta ka të bëjë me vënien nën kontroll të SPAK-ut, duke shtuar se SPAK-u ka mbështetjen e mazhorancës.
0 Comments: