MC Networking

Dikur reforma duartrokitej me 140 vota/ Ligji aktual kushtëzon 9 vite mandat për prokurorët e SPAK

Shtatë vite pas miratimit të reformës në drejtësi dhe në vitin e pestë të ekzistencës së SPAK, juristët dhe politika kanë hapur debatin e ndryshimeve ligjore.

Me 140 vota politika shqiptare i hapi rrugë në vitin 2016 reformës në drejtësi afro 7 vite më parë. Ndërsa më 19 dhjetor 2019 nisi nga Puna Prokuroria e Posaçme.

Fillimisht me një numër prej 9 prokurorësh dhe sot në vitin e pestë të ekzistencës së këtij institucioni me 20 Prokuror të zgjedhur nga këshilli i lartë i prokurorisë dhe 18 funksionalë, aktiv.

Emisioni FactCheck sjell një lexim të ligjit aktual në fuqi që rregullon statusin e hetuesve të SPAK, si prokuror të posaçëm.

I njohur si një nga shtatë ligjet e reformës ai numër 95/2016 përcakton edhe mënyrën e përzgjedhjes së Prokurorëve të SPAK dhe Mandatin e tyre.

Përkatësisht në nenin 12 të këtij ligji thuhet:

1. Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë

2. Kandidatët për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme duhet të përmbushin parakushtet e sigurisë

të nenit 6 të këtij ligji. Një kandidat nuk mund të caktohet në detyrë në Prokurorinë e Posaçme pa

përmbushur parakushtet e sigurisë dhe kushtet e aftësive profesionale

3. Prokurorët emërohen në detyrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për një mandat nëntëvjeçar.

Mandati pezullohet apo ndërpritet vetëm nëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon procedim disiplinor kundër prokurorit.

 4. Në përfundim të mandatit të prokurorit të posaçëm, Këshilli i Lartë i Prokurorisë e kthen atë në pozicionin e tij të mëparshëm ose në pozicione të lira në zyra të tjera të sistemit të prokurorisë, duke marrë përparësi mbi kandidatët e tjerë.

Pika tre e këtij Neni është kthyer në “mollën e sherrit”, kur prokurorëve të emëruar në SPAK u ka mbetur 4 vite nga ezaurimi i mandatit ata kërkojnë që tu njihet e drejta e rikandidimit.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top