MC Networking

Demirxhiu: Me rivlerësimin e pronave bëhesh konkurrues për shitjen e pronës

Eksperti i pasurive Ervin Demirxhiu, për rikthimin e rivlerësimit të pronave dhe 12% ulje të tatim fitimit në rast shitje, e komenton si një zhvillim pozitiv duke deklaruar se tatimi 15% është shumë për tu paguar nga qytetarët.

Në emisionin “MCN Economy”, Demirxhiu tha se janë prona të blera ndër vite dhe se çmimet në Shqipëri kanë pësuar ndryshim të ndjeshëm ku pronat e blera para disa vitesh i bie të tatohen shumë dhe vlera arrin shumë lartë dhe kjo është arsyeja që frenon transaksionet dhe bëhen devijanca.

Me rivlerësimin e pronave ti bëhesh konkurrues për shitjen e pronës, kur ke një pronë të parivlerësuar, me gjysmën e çmimit të deklaruar, ti nuk je në treg.

Se ke taksa të papaguara dhe mbi kurriz. Edhe klientëve iu bëhet shumë më mirë, por edhe ne na lehtësohet goxha punë.

Ne kemi prona në Tiranë që shiten nën çmimin e referencës, kryesisht dyqane, ajo pronë nuk shitet kurrë se ka shumë tatim, sidomos dyqanet që ndodhen pas pallateve.

Në rivlerësim është tarifa e ekspertit, eksperti vlerësues.

I këshilloj të gjithë qytetarët të përdorin një ekspert vlerësues për rivlerësimin e pronës se me çmimin e referencës nuk janë aq të mbrojtur.

Kosto tjetër është e raportit të vlerësimit, e ekspertit. Një apartament në Tiranë shkon diku te 20-25- 30 mijë lekë të reja.

Është dhe një tarifë tjetër, tarifa e aplikimit që kryesisht e referojmë tek noterët se kanë një sistem më të mirë për aplikim.

Rivlerësimi do i japë një shtysë akoma më shumë këtij tregu.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top