MC Networking

Guri: 700 mijë shqiptarë në Greqi, rol vendimmarrës. Anulimi i vendit të takimit të Ramës, s’ka të bëjë me rastin Beleri

Përfaqësuesi i diasporës shqiptare në Greqi, Etmond Guri, thotë se ka ardhur momenti që shteti shqiptar të heqë dorë nga tradita e vobektë të grumbullimit të njerëzve me autobusë për të votuar dhe se duhet të shikojë ndryshe.

Duke folur për MCN Live, ai tha se qasja e kryeministrit ndaj diasporës dhe ikja nga termi refugjatë apo emigrantë, tregon se ka një ndryshim në mënyrën si po qaset politika shqiptare.

Aktualisht në Greqi jetojnë 650-700 mijë shqiptarë, që kanë rol vendimmarrës dhe gjysma e tyre janë votues, kjo duhet reflektuar në kodin zgjedhor që shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë të mos shikohen si votë, por si kontingjent.

Jo vetëm të kenë të drejtën e votës, por edhe të zgjedhjes dhe përfaqësimit në tempullin e demokracisë, në parlamentin e Shqipërisë.

Sa i takon lajmit se autoritetet greke kanë anuluar lejen e dhënë më parë për mbajtjen e takimit të Kryeministrit Edi Rama në Hollin Olimpik “Galatsi” për shkak të aktiviteteve të tjera, Guri tha se janë në dijeni të vizitës për shkak se janë në kontakt me grupin organizator të ardhjes kreut të qeverisë në Athinë në 12 maj.

Më shumë bëhet fjalë për prezantimin e strategjisë kombëtare që po harton qeveria shqiptare për Shqipërinë 2030, ku diaspora shqiptare do ketë mundësinë për të dhënë kontributin e saj.

Nëse do vijnë për bashkëpunim jemi ok dhe do gjejnë një palë pritëse. Nëse vijnë për vota do jemi pengesë. Këtë e kemi me çdo palë politike.

Anulimi i vendit ka të bëjë me një defekt teknik jo me rastin Beleri. Rasti Beleri nuk lidhet me pengesën e zotit Rama, kryeministri do të jetë prezent shumë shpejt.

Ka interes të shtuar të diasporës shqiptare, pavarësisht ngjyrës politike që i japin, për ne nuk vjen kryetari i Partisë Socialiste, por kryeministri i Shqipërisë.

Ne jemi të gatshëm dhe do e presim me të gjitha nderimet, me shpresën se ky do jetë takimi i diasporës jo fushatë e Partisë Socialiste.

Do gjendet një vend ku Rama do takohet, nëse jo në shesh, në stadium, se ai do takohet me qytetarët shqiptarë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Guri: 700 mijë shqiptarë në Greqi, rol vendimmarrës. Anulimi i vendit të takimit të Ramës, s’ka të bëjë me rastin Beleri | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.