MC Networking

Tragjedia në familjen Arrazi/ Zhabina: Nëse do kishim një shërbim social siç duhet s’do ishim përballë kësaj ngjarje të rëndë

Gazetari Xhevair Zhabina ka folur në MCN Live lidhur me tragjedinë në familjen Arrazi, ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë mbytur në lumin Buna, dhe deri më tani është gjetur vetëm trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare.

Zhabina vë në dukje se një sërë institucionesh, mes të cilave shërbimi social, nuk kanë funksionuar siç duhet.

"Duhet të jetë një sërë institucionesh që duhet të kenë dijeni, shërbimi social, pastaj pushteti lokal, dhe e fundit është policia. Një sërë institucionesh s’kanë funksionuar siç duhet, dhe ne jemi përballë kësaj ngjarje të rëndë. Nëse do kishim një shërbim social që funksiononte, gruaja dhe fëmijët do ishin çuar diku tjetër dhe do vazhdonin jetën normalisht. Edhe deklaratat e bashkëshortit që gruaja kishte psiqike, mendore, dhe nëse kjo ishte e vërtetë duhet të ishin marrë në konsideratë, dhe nëse do ishte e vërtetë, fëmijët duhet të ishin hequr nga duart e saj. Kjo ngjarje duhet të shërbejë për institucionet që ta marrin seriozisht dhunën në familje. Të paktën një njëri në ditë arrestohet për dhunën në familje. Ne kemi një pistë zyrtare, pasi policia ka arrestuar një person, që ka çuar drejt vetëvrasjes gruan dhe fëmijët e saj. Janë kryer disa veprime hetimore që e kanë çuar policinë drejt kësaj piste. Edhe fakti që RENEA vazhdon kërkimet në Bunë, do të thotë që ka informacion dhe dyshohet se trupat janë në lumë. Policia ka edhe të dhëna, që dyshon që trupat e fëmijëve dhe gruas të jenë në lumin Buna. Nëse konfirmohet akuza dënimi shkon deri në 7 vite, dhe me gjykim të shkurtuar shkon maksimumi deri në 5 vite. Çfarë do lloj teze që është hedhur nga gazetarët, është shumë herët. Presim ekspertizën ligjore që e përcakton qartë. Është një dramë sociale më shumë se një lajm i kronikës së zezë”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Tragjedia në familjen Arrazi/ Zhabina: Nëse do kishim një shërbim social siç duhet s’do ishim përballë kësaj ngjarje të rëndë | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.