MC Networking

Tragjedia në familjen Arrazi/ Druni: Zhdukjen e bashkëshortes dhe tre fëmijëve, Erdgysi e ka denoncuar në polici me dy ditë vonesë

Asnjë rezultat nga kërkimet në lumin Bunë të Shkodrës, pas ngjarjes tragjike ku nëna Alma Arrazi u hodh me 3 fëmijët, pas dhunës dhe tradhtisë nga i shoqi. Kërkimet kanë vijuar gjatë natës, për trupin e nënës dhe dy fëmijëve, 8 dhe 3 vjeç, por pa rezultat. Dyshimet janë se edhe ata janë vetmbytur.

Mbrëmjen e 4 majit është gjetur trupi i vajzës 9-vjeçare që çoi në zbulimin e kësaj ngjarje, ndërsa në pranga ka rënë babai Ergdys Arrazi, për shkaktim të vetëvrasjes.

Korrespondentja e MCN nga Shkodra, Bendis Druni, rikapitullon për MCN live, të tërë ngjarjen tragjike të ndodhur që ka tronditur tërë opinionin shqiptar dhe jo vetëm.

Ajo ndan informacionin se Erdgysi, ka denoncuar zhdukjen e gruan dhe fëmijëve me dy ditë vonesë, pa asnjë shenjë shqetësimi në dukje, duke potencuar se ajo vuante nga problemë të shëndetit mendor.

Kërkimet kanë zgjatur deri në orët e vona të natës nga ura e Bunës dhe në grykëderdhjen lumit Buna akoma pa rezultate.

Është ngjarje tejet e rëndë që ka tronditur të gjithë. Nga informacionet e fundit, vijojnë ende kërkimet për gjetjen e tre trupave të tjerë nënës dhe dy fëmijëve, por ende pa rezultat deri në këto momente.

9vjeçarja që u gjet dje është dërguar në morg dhe është konstatuar se nuk ka shenja dhune, dhe se është vetëmbytur.
Ka qenë vetë bashkëshorti i dyshuar se ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të resë dhe në momentin që e bija u gjet e vdekur 31-vjeçari kur i është komunikuar lajmi ai s’ka bërë asnjë lloj reagimi, kjo ka tronditur policinë e Shkodrës.

Zhdukja e gruas dhe fëmijëve është bërë më datën 2 maj, por ai vetëm me 4 maj ka denoncuar zhdukjen dhe ka thënë se bashkëshortja kishte probleme mendore.

Deri më tani është provuar deri më tani që Alma vuante nga sëmundje mendore apo depresioni apo se kurohej nga ndonjë mjek..

Mësohet se prej muajsh ata kishin probleme, ai shpesh i kërkonte që të largohej pasi kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore, dhe i thoshte të lironte shtëpisë që të niste një jetë të re me të.

Alma para marrjes së aktit ekstrem kishte pirë qetësisht kafe me kunatën, gruan e vëllait të burrit dhe nga dëshmitë e saj, ajo thotë se Alma nuk ka shfaqur asnjë shqetësim të saj.

Ndërkohë janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë gjatë tërë itinerarit të lëvizjes së saj dhe fëmijëve. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me 3 fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Tragjedia në familjen Arrazi/ Druni: Zhdukjen e bashkëshortes dhe tre fëmijëve, Erdgysi e ka denoncuar në polici me dy ditë vonesë | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.