MC Networking

Netanyahu: Sulmi në Rafah do të ndodhte pavarësisht marrëveshjes

Benjamin Netanyahu tha javën e kaluar se Izraeli do të nisë një pushtim të qytetit jugor të Gazës, pavarësisht nga bisedimet e armëpushimit me Hamasin, duke thënë se ai do ta bënte këtë "me ose pa" një marrëveshje armëpushimi.

"Ideja se ne do ta ndalim luftën përpara se të arrijmë të gjitha qëllimet e saj është jashtë diskutimit," tha ai.

"Ne do të hyjmë në Rafah dhe do të eliminojmë batalionet e Hamasit atje me ose pa marrëveshje, në mënyrë që të arrijmë fitoren totale", thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e Netanyahut.

Më shumë se gjysma e popullsisë 2.5 milionëshe të Gazës është në Rafah, pasi ka ikur atje për t'i shpëtuar luftimeve në pjesë të tjera të territorit. Kushtet në qytetin e mbipopulluar janë të rënda dhe njerëzit e zhvendosur atje kanë folur për mungesë ushqimi, uji dhe ilaçesh.

SHBA, së bashku me OKB-në, kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj një pushtimi të Rafahut.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Netanyahu: Sulmi në Rafah do të ndodhte pavarësisht marrëveshjes | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.