MC Networking

Vrasja e bashkëshortëve në Dropull, autori ende nuk e ka pranuar krimin/ Viktimat e tallnin 69-vjeçarin për pamjen e tij

Policia e Gjirokastrës arrestoi dje 69-vjeçarin Thoma Mastora, autorin e vrasjes së Kleoniqi dhe Kosta Ilias në Dropull.

Gazetarja Jonida Qirko tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live se 69-vjeçari ende nuk e ka pranuar krimin në polici duke qenë se kur ai ka arritur në komisariat ka shfaqur probleme psikologjike dhe shëndetësore.

Ndërkohë bashkëshortja e 69-vjeçarit është shprehur se nëse policia arrin të vërtetojë që ai është fajtori për ngjarjen e rëndë, duhet të varet në mes të fshatit.

Autori ende nuk e ka pranuar se është vrasësi i çiftit të moshuarve. Kur ka shkuar në komisariat nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, ka shfaqur probleme psikologjike.

Është zbardhur dëshmia e bashkëshortes së tij. Ajo ka deklaruar se bashkëshorti i saj, nëse është vrasësi dhe kjo vërtetohet, atëherë ai duhet të varet  në mes të fshatit.

Nuk është pohuar, por pretendohet që ngjarja të ketë ndodhur gjatë pasdites të së mërkurës. 69-vjeçari është ndalur tek shtëpia e të moshuarve ku ka konsumuar një kafe dhe raki dhe më pas ka ndodhur dhe krimi për shkak të një krize që mund të ketë pasur dhe 69-vjeçari. Autori trajtohej me ilaçe prej 10 vitesh. Ai kishte konflikte me të gjithë në zonë. Ka pasur konflikte verbale dhe me Kleoniqi Ilian dhe me burrin e saj, Kostan duke qenë se çifti e tallte shpeshherë për fizikun e tij.

69-vjeçari lëvizjet me mjete të ftohta.

Nga këqyrja është vërtetuar se fillimisht është goditur Kleoniqi. Bashkëshorti ka qenë në tryezën në ambientet e jashtme. Është goditur me sende dhe më pas autori ka goditur Kosta Ilian, ai është rrëzuar menjëherë dhe pranë tij është gjetur një telefon pasi ai ka dashur të kërkojë ndihmë.

Në shtëpi janë gjetur 5 milionë lekë, dhe para xhepi. Nuk është prekur asgjë, edhe pse 69-vjeçari ka qenë i dënuar, nuk ka pasur si qëllim grabitjen e çifti. Ka qenë një vizitë normale, pastaj ka agravuar situata deri në vrasje.

 

 

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Vrasja e bashkëshortëve në Dropull, autori ende nuk e ka pranuar krimin/ Viktimat e tallnin 69-vjeçarin për pamjen e tij | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.