MC Networking

Gerald Murrja rrëfen rrugëtimin nga “X Factor”, tenor në TOB: Brenda këtij viti do ketë recital

Tenori Gerald Murrja rrëfen se si nga konkursi i talenteve “X Factor”, prej pesë vitesh tashmë është pjesë e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Në emisionin “Zgjohu me MCN” ai tha se është një punë dhe regjim mjaft i madh.

Është një eksperiencë mjaft e bukur dhe u jam mirënjohës edhe njerëzve që më kanë besuar edhe në role solistike.

Para disa kohësh isha në Kopenhagen, Danimarkë, ku regjistruam disa këngë, por edhe aktivitete të tjera në Gjermani, Itali, disa recitale.

Kam dalë në “X Factor 1”, me grupin “Classic boys”, u bashkuam aty. Kanë kaluar 13 vite.

Pjesëmarrja në “X Factor” ka qenë rastësi, një shoku im nga Italia tha do futem, morëm pjesë në audicione, për fat të keq ai u s’kualifikua, unë ngela.

“Classic boys” u krijua aty, ne ishim tre djem. Ndërtuam një miqësi, por më pas ata u larguan jashtë vendit.

Kemi marrë pjesë tre herë në Kënga Magjike, herën e parë morëm çmimin si grupi më i mirë.

Më pas morëm pjesë në festivalin e RTSH. Por për fat të keq djemtë u larguan.

Ishim tre djem bashkë, kur do ndaheshim se ata do iknin, për mua që mbeta këtu, ishte goxha e vështirë.

Tre krahina të ndryshme, një nga Korça, një nga Shkodra, unë nga Dibra.

Por u përshtatëm, kemi kaluar një periudhë mjaft të bukur që shpresoj të na kthehet prapë.

Më tej fillova punë te TOB, kam pjesë vjet, që nga koha e tërmetit, kalova me rolin solist.

Në fillim ishte pak e vështirë dhe në teatër se janë këngëtarë me eksperiencë dhe kanë dhënë kontribut në artin klasik. Por më pas bëhesh njësh.

Këndimi i himnit kombëtar në stadium, i jam mirënjohës profesorit Kastriot Tusha që të këndoj përkrah tij, por ka dhe aktivitete të tjera që kam kënduar solo.

Besoj se brenda këtij viti do bëhet recital.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top