MC Networking

Rusi, zëvendësministri i Mbrojtjes arrestohet për korrupsion

Timur Ivanov, zëvendësministër i Mbrojtjes në Rusi është arrestuar për veprën penale të korrupsionit.

Lajmin e bëri me dije këtë të martë, Komiteti Hetues në Rusi.

“Zëvendësministri i Mbrojtjes i Federatës Ruse Timur Vadimovich Ivanov u arrestua nën dyshimin për kryerjen e një krimi sipas nenit 6 të nenit 290 të Kodit Penal (marrja e ryshfetit)”, tha Komiteti në Telegram.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se një raport mbi ndalimin e Ivanov i ishte paraqitur presidentit Vladimir Putin.

Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu ishte informuar paraprakisht për ndalimin e tij.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top