MC Networking

Morën ryshfet për një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT-së në Elbasan

Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim kryeinspektorin e IMT-së në Elbasan, Andri Mehja 38 vjeç dhe inspektorin Bardhyl Qehja 50 vjeç pasi dyshohen se në muajin prill 2024, nuk kanë kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje, në lagjen "28 Nëntori", Elbasan, dhe kanë marrë ryshfet për këtë favorizim.

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën arrest me burg për  veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

DVP Elbasan

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan shpallën në kërkim shtetasit A. M., 38 vjeç, me detyrë kryeinspektor në IMT Elbasan dhe B. Q., 50 vjeç, inspektor në IMT Elbasan. 

Për këta dy shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Ata dyshohen se në muajin prill 2024, nuk kanë kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje, në lagjen "28 Nëntori", Elbasan, dhe kanë marrë rryshfet për këtë favorizim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, ndërkohë që vijon puna intensive për kapjen e këtyre 2 shtetasve.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Morën ryshfet për një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT-së në Elbasan | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.