MC Networking

Duleviç ngre pikëpyetje për përdorimin e hidrocentraleve private për prodhimin e Bitcoin: Procesi nuk mund të kryhet në një apartament

Eksperti i energjisë Azmer Duleviç ngriti disa pikëpyetje në emisionin “MCN Economy” për prodhimin e Bitcoin-s në vendin tonë duke kërkuar kontrolle nga instancat duke qenë se është e paligjshme që hidrocentralet private apo parqet fotovoltaike të shesin energji për fermat e prodhimit të kriptovalutave.

Në një lidhje skype, Duleviç shpjegoi se kushton 16 milionë lekë të vjetra të prodhosh një Bitcoin, dhe se prodhimi i kësaj kriptovalute nuk mund të bëhet në një apartament duke qenë se energjia që duhet është shumë e madhe dhe se rrjeti ynë energjetik nuk e përballon.

Sipas Duleviç, edhe ligji për transaksionet e Bitcoin-s duhet riparë.

Sa i përket femrave, zyrtarisht ne nuk kemi fermë të licencuar sa i përket që prej momentit të instalimit të pajisjeve, pika e lidhjes në rrjetin elektrik, sa është prodhimi, jemi vetëm në ato hipotezat ku shumë persona merren me kriptovalurta, por të dhënat zyrtare mungojnë.

Një fermë, është një tërësi kompjuterësh që duhet të jenë 24 orë në punë, konsumojnë shumë energji elektrike dhe duhet të punojnë pa ndërprerje për të prodhuar një Bitcoin. Për të prodhuar një Bitcoin me çmimin e energjisë që ne kemi sot për abonentët familjarë 11.4 lekë duhen 16 milionë lekë të vjetra.

Kjo energji do të mjaftonte për 500 familje që ka konsum mesatar të energjisë. Këtu ka pikëpyetje të mëdha se për ta prodhuar vetëm 1 Bitcoin duhet energji shumë e madhe. Rrjeti që ne kemi a e suporton këtë ngarkesë? A kemi ne kontrata me OSHEE-në sa i përket femrave të prodhimit të Bitcoin-s.

Në Shqipëri nuk është e paligjshme të merresh me kriptovaluta, dhe ata persona që janë dënuar shpeshherë janë dënuar për vjedhje të energjisë, jo për prodhimin e Bitcoin. Nuk jam aspak dakord, nuk e di kush e ka kaluar këtë ligjin për transaksionet për Bitcoin-in.

Duhet riparë ligji, po flasim për mbi 60 mijë dollarë çmimi i një Bitcoin, dhe ta paguajë energjinë sa e paguan një pensionist me 80 dollarë pension. Ka mungesë të theksuar dhe nga ana ligjore sa i përket kriptovalutave.

Nëse faktohet që përdoret për këtë qëllim është e paligjshme, sepse një hidrocentral, apo një park fotovoltaik ka disa detyrime ndaj Korporatës. Ka disa kontrata 15-20 vjeçare për detyrimin që duhet t’ia shesin këtë energji KESH-it. Nuk mundet që ti të kesh një hidrocentral privat dhe nuk mundesh që atë energji që prodhon ta shesësh në treg të lirë.

I ngre këto pikëpyetje se për të prodhuar vetëm 1 Bitcoin duhet një sasi shumë e madhe energjie. Nuk mund të prodhohet 1 Bitcoin, ose  2 Bitcoin apo 100 në një apartament. Se ato kabuj nuk janë të dizajnuar për të mbajtur një ngarkesë të tillë me qindra kilovat.

Nëse do të këtë në Shqipëri prodhim Bitcoin do të jenë edhe pjesa e këtyre investimeve shpeshherë dhe private, duhet të kemi të dhëna zyrtare edhe nga ana e institucioneve. Qoftë këto hidrocentrale private, por edhe parqet fotovoltaike ku nuk e di çfarë po ndodh por janë dhënë licenca për 10 mijë Megavat orë, energji shumë e madhe që nuk e di nëse sistemi ynë i transmetimit do ta mbajë këtë energji.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top