MC Networking

Bitcoin, Manaj: Pajisjet blihen online ose hyjnë përmes Kosovës

Eksperti i IT, Kadri Manaj, shpjegoi në studion e MCN Economy mënyrën si hyjnë në Shqipëri pajisjet me të cilat prodhohet bitcoin në mënyrë të paligjshme. Manaj tha se pajisjet blihen përmes platformave online ose futen përmes Kosovës, për shkak të boshllëkut ligjor.   

Duhet kapital i madh për t’u investuar në hapjen e një ferme. Pajisjeve u bie shpejt fuqia ndaj duhet investuar shpesh në to, gjë që ul fitimin. Në mënyrë të paligjshme përfitmi më i madh që e vjedhin e kthejnë në lekë. Përdorin pajisje më të vjetër për ta kthyer energjinë në kripto. Sasia e madhe e pajisjeve që duhen pengon për të hapur një fermë. Duhet një mjedis i pastër dhe pa pluhura. Ka disa ferma në Shqipëri, të paligjshme. Pjesa më e madhe janë dënuar për vjedhjen e energjisë dhe për evazion fiskal.

Pajisjet vijnë në Shqipëri dhe shiten edhe në platforma të ndryshme online. Në doganë nuk deklarohen si pajisje që prodhojnë Bitcoin. Në Kosovë nuk janë as të lejuara, as të ndaluara dhe përmes doganave mund të sillen fare lehtë në Shqipëri.

Tregu është 2.44 trilionë dollarë. Bitcoin zë vetëm 53% të tregut. Pse jo, Shqipëria mund të përfitojë. Këto ngelen në zbatim të ligjit, pasi ligji më shumë përcakton si të krijohet një monedhë digjitale, sesa si mund të bëhet mining apo si mund të bëhet një monedhë digjitale në tregun shqiptar. Deri më tani nuk kemi asnjë monedhë dhe asnjë exchange.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top