MC Networking

Soko: Tregtimi i Bitcoin në Shqipëri, edhe për shkak të sasisë së madhe të parasë së pistë që qarkullon. Shteti të rregullojë pjesën e prodhimit

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion e emisionit “MCN Economy” se në Shqipëri tregtohet Bitcoin, duke shtuar se një nga rrugët e këtij transaksioni janë paratë e pista në sasi të madhe që qarkullojnë në vendin tonë.

Më tej, Soko tha se shteti duhet ta rregullojë ligjërisht prodhimin e Bitcoin-it.

Bitcoin, nga pikëpamja konceptuale  është metafinaciare. Nuk ka mision të mirëfilltë, ndryshe nga tulla, apo hekuri, apo domatja që ka një mision. Misioni nuk ka, është dhe para dhe aset, pastaj nuk është as para as aset. Është ende e paqartë. Tregtohet Bitcoin në Shqipëri. Një ndër rrugët që tregtohet Bitcoin është dhe për shkak  të parasë së pistë, në sasi të madhe që ne kemi në Shqipëri.

Sot prodhohen 900 Bitcoin. Shqipëria do të ketë shumë pak pjesë nga kjo që prodhohet.

Unë jam pro iniciativës  për ta rregulluar ligjërisht prodhimin e Bitcoin, se ka interes, ka kërkesë ka ofertë. Jam për ta incentivuar dhe nëse dikush merr angazhimin për të bërë një investim kolosal. Unë jam kundër paligjshmërisë, në këtë pikë fajin e ka shteti. Duhet të rregullosh pjesën e prodhimit të Bitcoin-it.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top