Kreu i Byrosë së Ekspertëve Inxhinierike të Sigurisë Rrugore, Mamir Hodo shprehet i shqetësuar për aksidenteve me pasoja fatale për jetën dhe shëndetin e shtetasve shqiptarë dhe të huaj.
Duke folur për emisionin “FactCheck” në MCN për aksidenti e pak ditëve më parë në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, ka me 8 viktima, sheh si shkak kryesor shpejtësinë e niveleve shumë të larta të drejtimit të mjetit, në një segment rrugor që nuk i përballon shpejtësi të tilla.
Hodo tha se sipas përllogaritjeve paraprake bëhet fjalë për një shpejtësi që varion rreth 150-160 km në orë.
80% e aksidenteve ndodhin për faj të drejtuesit të mjetit në manovrat e gabuara, duke mos respektuar normat e sjelljes së Kodit Rrugor.
Po ashtu kemi shkelje rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e këmbësorëve të cilët lëvizin me vend dhe pa vend duke mos respektuar normat e Kodit Rrugor.
15% e rasteve faji i takon këmbësorëve. Po ashtu vërehet edhe nga gjendja teknike e mjetit që është 5% në fund, që i takon gjendjes së mjetit dhe sinjalistikës rrugore.
Në sinjalistikën rrugore investime janë bërë, por nuk po e kthejmë dot këtë investim në rentabilitet tamam për drejtuesit e mjeteve, për arsye se shumë akse rrugore janë të pandriçuara, të pa mirë orientuara, janë rrugë të ngushta, mbrojtjet metalike anësore nuk janë të vendosura ashtu si kërkohet.
Çalon në zbatimin e standardeve siç parashikon Kodi Rrugor.
Ne kemi shumë pak akse që mund të cilësohen me 5 yje, që plotësojnë kërkesat, tuneli i Elbasanit dhe tuneli i Kalimashit në Kukës, deri diku afrohet në standard edhe rruga Fier-Vlorë, por dhe aty investimi nuk është menduar që korsia e emergjencës të jetë e tillë që të jetë në 2.5 metër gjetësi që të kalojë një mjet lirisht, apo të ndalojë një mjet duhet të pozicionohet mjeti dhe në korsinë e emergjencës dhe një pjesë të rrugës mungojnë telefonat e emergjencës, ndriçimi në Fier-Vlorë.
80% e fajtorëve në ndodhjen e aksidenteve janë drejtuesit e mjeteve, në Shqipëri mungon një institucion që përgjigjet për sigurinë rrugore.
Komiteti Ndërministror i Politikave të Sigurisë Rrugore nuk ka funksionuar, nuk jepet llogari në parlament çdo vit.
Prandaj e kam thënë dhe vazhdoj ta theksuar se duhet ngritur ky institucion i specializuar për këtë punë që duhet të marrë në analizë aksidentet rrugore.
Me idenë time e kam që duhet të quhet Inspektoriati i Lartë i Kontrollit dhe Garancisë së Jetës dhe Sigurisë së Shtetasve në Aksidentet Rrugore.
Dhe në këtë duhet të analizohen shkaqet e aksidenteve si dhe pse aksidentet kanë ndodhur.
Do të ketë të bëjë me Policinë Rrugore, DPSHTRR dhe të gjitha institucionet që kanë të bëjnë me sigurinë rrugore.
Nuk duhet të mjaftohen me atë që po e ndjek policia dhe prokuroria. Ne duhet ti shkojmë në fund si dhe pse aksidenti ndodhi.
Çuditërisht në vitin 2022 është rritur 20% numri i vdekjeve, në vitin 2023, janë rritur ngjarjet në aksidente dhe vdekjet në rrugë me 55%, por nuk po shoh që dikush të shqetësohet dhe të mbledhë tryezën.
Është e pafalshme që gati 180-200 janë jetë të humbura çdo vit për një vend si i joni.
0 Comments: